Një këshilltar i qeverisë ukrainase është shprehur se lufta e nisur nga Rusia kundër Ukrainës, sipas tij mund të përfundojë në fillim të muajit maj.

Oleksiy Arestovich pretendon se në këtë periudhë mund të mbarojnë burimet e Rusisë për të sulmuar Ukrainën.

“Unë mendoj se jo më vonë se në maj, në fillim të majit, ne duhet të kemi një marrëveshje paqeje,” tha Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas, vonë të hënën.

Ai përshkroi dy rezultate të mundshme në muajt në vijim.

“Ose do të arrihet një marrëveshje paqeje shumë shpejt, brenda një ose dy javësh, me tërheqjen e trupave dhe gjithçka, ose do të ketë një përpjekje për të bashkuar disa, të themi, sirianë për një raund të dytë dhe, kur t’i bluajmë edhe ata, një marrëveshje deri në mes të prillit ose në fund të prillit”, tha ai..

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: