Rusia ka vazhduar edhe sot në ditën e 51 të agresionit me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Ashtu si dhe Kiev, shpërthime janë dëgjuar edhe në qytetin Lviv, në Ukrainën perëndimore mëngjesin e sotëm.

Në aplikacionin e mesazheve Telegram, guvernatori Maksym Kozytskyi tha se një sulm ajror kishte ndodhur midis orës 05:46 dhe 07:02 me kohën lokale.

Ai tha se mbrojtja ajrore e Ukrainës po funksiononte, por nuk dha informacion të mëtejshëm se çfarë u godit dhe nëse kishte ndonjë viktimë.

Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko tha në një deklaratë se kryeqyteti ukrainas “u vu nën zjarr” të shtunën në mëngjes.

“Shpërthimet ishin në lagjen Darnytsky në periferi të qytetit,” tha ai. “Aktualisht në vendngjarje po punojnë ekipet e shpëtimit dhe mjekët. Informacionet për viktimat janë duke u sqaruar”.

Disa banorë kanë filluar të kthehen në Kiev pas dështimit të një ofensive ruse të nisur nga veriu i Ukrainës. Klitschko u bëri thirrje banorëve të Kievit që të rishikojnë kthimin për momentin, duke thënë: “Unë ju kërkoj të përmbaheni nga kjo dhe të qëndroni në vende më të sigurta”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb