Presidenti shqiptar Ilir Meta ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Meta tha se ka takuar ambasadorin Peter Zingraf  dhe ka shprehur urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë dhe t’i shprehja ambasadorit Peter Zingraf urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman.

Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike.

Mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar, të gjithanshëm dhe të përhershëm që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike! ?????

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb