Presidenti Ilir Meta, ka kujtuar Ditën Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut.

Meta thekson se anëtarët e kabinetit dhe zyrtarë të Presidencës dhuruan gjak.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Në Ditën Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut dhe në kuadër të nismës “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, anëtarë të Kabinetit dhe zyrtarë të administratës së Institucionit të Presidentit të Republikës, si edhe dhjetëra të rinj e të reja u solidarizuan sot vullnetarisht me kauzën humane dhe dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve me talasemi dhe njerëzve që kanë nevojë jetike për të.

Frymëzues ky solidaritet, që vë në jetë atë që Shenjtorja Nënë Tereza na ka mësuar: “Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vihet në veprim dhe ky veprim është shërbimi”.

Me këtë rast, çmova me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” pesë dhurues të rregullt të gjakut, zonjat Luljeta Hidri dhe Albana Pergjini dhe zotërinjve Aleksandër Markaj, Eglend Bici dhe Artur Bakiu, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar si dhe në vlerësim të dedikimit, dhembshurisë dhe humanizmit të treguar për të shpëtuar jetë njerëzish.

I inkurajoj të gjithë qytetarët, por veçanërisht të rinjtë e të rejat, t’i bashkohen edhe më fort kësaj kauze fisnike dhe të bëhen dhurues të rregullt të gjakut, duke mposhtur frikën dhe çdo lloj indeferentizmi, për të ndërtuar një shoqëri më solidare, më të dhembshur e më humane, që mendon, kujdeset dhe vepron në shërbim të njerëzve më në nevojë. ??

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: