Drejtuesi i seksionit politik të delegacioni të BE në Shqipëri, Alexis Hupin, tha se procesi i vetingut duhet të intensifikohet dhe efikasiteti në gjykata duhet të rritet.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për Ditën Kombëtare të Drejtësisë, ai theksoi se BE do të vazhdojë të qëndrojë krah vendit tonë.

“Përderisa sot jemi këtu në ditën e drejtësisë do doja që të ndaloja. Be është një bashkim i vlerave dhe interesave e normave…Traktatet e Be duke qenë se janë instrumente të tilla ligjore thjesht përcaktojnë emëruesin e përbashkët. Në këtë kuadër ka shumë çështje që i lihen interpretimet dhe kjo në vetevete është një sipërmarrje. Në fakt kjo ka qenë dhe një thirrje për gjykatën e Luksemburgut.

Për ndërtimin e institucioneve evropiane përgëzohen liderët politikë. Do doja të theksoja rolin tuaj në integrimin e Shqipërisë në BE, të gjytarëve. Kemi shumë rrugë përpara për ta përfunduar. Procesi i vetingut duhet të intensifikohet dhe efikasiteti në gjykata duhet të rritet. Shkolla e magjistraturës ka nevojë për më shumë mbështetje. Siç e dimë të gjithë sistemi i vetingut ka krijuar shumë vende bosh në drejtësi, prandaj duhet ti jepet ndihmë magjistraturës, që ajo të ketë të gjithë mbështetjen e nevojshme me profesionistë. Në të gjithë këto përpjekje ne do të vazhdojmë që të qëndrojmë përkrah jush. Së bashku me shtetet anëtare të Be, me partnerin tonë kryesor me partnerin e BE”, tha Hupin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb