Kreu i ILD, Artur Metani ka mbajtur fjalën e tij në aktivitetin e organizuar për Ditën e Drejtësisë.
Metani thotë se puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve është sa e bukur dhe e vështirë, teksa thekson se edhe sot nuk duhen harruar problemet që ka drejtësia shqiptare.
Ai thekson se në shoqërinë shqiptare ka më shumë nevojë për gjyqtarë e prokurorë, pasi politika e ka të vështirë të gjejë kufijtë e vet, prandaj duhet vendosur drejtësi.
Metani ndërkohë i bën apel magjistratëve se nëse ata vetë nuk janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e pavarësisë së tyre, atëhere Kushtetuta me ligjet nuk ka çfarë u bën.
‘’108 vite më parë u organizuar ligjet e para për drejtësinë, në këtë akt respekti 10 maji kujtohet, nderohet e festohet. S’duhet të harrojmë problemet që ka sistemi, por gjitëh vitin për këtë flasim, sot është ditë feste.
Uroj ditën e drejtësisë, dhe motivoj më shumë motivim. Gjyqarët e prokurorët kanë punë të bukur, frymëzuese. Është e bukur se ata janë pjesë e dhënies së drejtësisë.
Është frymëuzyese pasi shoqëria jonë ka më shumë nevoje për gjyqtarë e prokurorë. Është padyshim e vështirë, në një shoqëri ku politika e ka të vështirë të gjejë kufijtë e vetë. Shpesh herë parimet janë delikate, por për këtë arsye puna e gjyqtarëve e prokurorëve është e bukur dhe e vështirë.
Mendoj se nëse udhërrëfyes do të jenë Kushtetuta dhe jo politika, nëse i rezistohet politikës, ruhen parimet e drejtësisë, atëhere i është bërë një shërbim shumë i madh vendit e demokracisë.
Rëndësia e kësaj pavarësie të kuptohet. Nëse liria vdes në zemrat e njerëzve, s’ka kushtetutë ta shpëtojë atë. As Kushtetuta as ligjet nuk bëjnë gjë, nëse magjistratët nuk janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e pavarësisë së tyre. ‘’- tha Metani.
(BalkanWeb)