Sot është dita e dytë e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Avokati mbrojtës i një prej të akuzuarve, Rexhep Selimitit, Geoffrey Roberts, tha se pretendimet Zyrës së Prokurorit të Specializuar se UÇK-ja ishte një ushtri e mirëorganizuar dhe me strukturë funksionale, nuk qëndrojnë.

Ai tha se në rastin më të mirë, ka pasur “aspiratë të individëve për të qenë të organizuar” që sipas tij, nuk përkonin me “realitetin e situatës në terren”.

“Nuk ka pasur strukturë për grupet e formuara, e as hierarki që prokuroria supozon. Nuk ka pasur pasoja për individët që largoheshin nga fushëbeteja, e ktheheshin pas një jave apo më vonë”, tha ai duke shtuar se ka pasur grupime të vogla personash që mbronin vendbanimet e tyre nga forcat serbe.

“Ky është konteksti real që ‘Specialja’ nuk dëshiron t’ua bëjë me dije”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb