Presidenti amerikan Joe Biden, do të takohet me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në ditën e dytë të Samitit kushtuar luftës në Ukrainë.

Takimi pritet të fokusohet në marrëveshjen e negocionuar për dërgesat e reja të gazit natyror  nga SHBA në BE si pjesë e përpjekjes së Europës për të reduktuar dhe ndërprerë varësinë e saj energjetike nga Rusia në të ardhmen.

Ndërkohë pas këtij takimi presidenti amerikan do të udhëtojë drejt Polonisë, vendi i cili ka pritur deri më tani më shumë refugjatë ukrainas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: