TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar sot 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një mesazh dhe një zotim. Basha shkruan se kjo datë është dita e dytë më e rëndësishme e historisë sonë kombëtare.

Ai shprehet në mesazhin e tij se këto nuk kanë qenë vite të lehta për Kosovën ashtu si edhe rruga e së ardhmes që është e mbushur me sfida por se do të përballen me pjekuri, durim, forcë e mençuri. Ai thekson se çdo ditë të jetës dhe punës së tij, Kosova dhe integrimi do të jetë misioni i madh.

“Të dashur vëllezër e motra të Kosovës, në ditën e dytë më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, ju uroj nga zemra gëzuar përvjetorin e 12-të të shtetit të Kosovës!
Këto nuk kanë qenë vite të lehta për Kosovën, sikundër dhe rruga e së ardhmes është e mbushur me sfida. Por si përherë, jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri do t’i përballni me sukses të gjitha sfidat përgjatë rrugës së vështirë të shtetformimit.
Në këtë ditë kaq të bukur dhe të rëndësishme për kombin, dua të shpreh angazhimin tim se çdo ditë të jetës dhe punës time, sot në krye të opozitës e nesër në krye të qeverisjes së vendit, Kosova dhe aspirata jonë e përbashkët drejt integrimit do të jetë misioni ynë i madh.
Ne do të jemi bashkë në këtë rrugëtim, prandaj edhe më të fortë edhe më të qartë se asnjëherë më parë për të sotmen dhe të ardhmen tonë.
Gëzuar Kosovë!”, shkruan Basha.

Basha Fb
Basha Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb