TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaron se duhet të dedikojmë çdo energji për një politikë konstruktive, që Shqipëria të integrohet sa më parë, si anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian.

Postimi i Kryemadhit vjen në Ditën e Europës, siç thotë ajo familjes së madhe të vendeve që ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen.

“Sot është Dita e Europës ?? të bashkuar në vlera. Familja e madhe e vendeve që ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen, paqen dhe prosperitetin e qytetarëve të tyre. Duhet të dedikojmë çdo energji për një politikë konstruktive, që krahas vendndodhjes gjeografike dhe bashkëndarjes së vlerave, Shqipëria të integrohet sa më parë, si anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian. ???? #EuropeDay”, shkruan Kryemadhi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: