Moderatorja e Vila24 Brunilda Lahe me kamerën e News24 më 28 nëntor, Ditën e Flamurit, realizoi një vizitë brenda Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në qytetin e Vlorës.

“Këtë vit ne festojmë jo vetëm 110 vjetorin e Pavarësisë, por dhe edhe 60-vjetorin e krijimit të kësaj godine. Në zyrën e Ismail Qemalit të gjitha objektet janë autentike, mobiljet janë dhe më të hershme se vitet 1910. Në këtë zyrë edhe perdet janë të asaj kohe, fotoja e Ismailit me djemtë e tij është një tjetër detaj që ka shumë interes nga vizituesit. Të rinjtë shqiptarë që janë rritur jashtë janë ata që vijnë dhe vizitojnë më shpesh muzeun.”- tregoi drejtori Istref Dobi.

Ndër të tjera ai zbuloi dhe projektin “ciceroni vogël”.
“Është hera e 3-të që ne kemi ketë projekt i cili trajnon të rinjtë për 4 muaj, këtë herë kemi zgjedhur 10 prej tyre të cilët na ndihmojnë në periudha fluksi dhe janë bërë ciceronë të vërtetë”- zbuloi drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb