Historia ka treguar se edhe në ditën e fundit të merkatos ndodhin lëvizje surprizë. E tillë mund të jetë edhe ajo e Kylian Mbappe drejt Real Madrid. Të paktën tifozët e ekipit spanjoll shpresojnë.

Realiteti është se Paris Saint-Germain po qëndron dhe nuk dëshiron ta lërë të largohet as për 180 milionë euro, pavarësisht se kontrata skadon qershorin e ardhshëm. Mediat spanjolle shkruajnë së deri në orën e fundit të mbylljes së merkatos mund të ofrojë 200 milionë euro.

Por një tjetër lëvizje e klubit madrilen të bën të besosh se Mbappe do të qëndrojë në Paris. Ardhja Camavinga nuk lë shumë hapësirë ​​për manovrim në nivelin e buxhetit.

Real Madrid do të duhet të derdhë në arkat e Renne 31 milionë euro. Nuk janë shumë për një klub si Los Blancos, por në ditën e fundit të merkatos nuk jep shpresë për lëvizje tjetër si ajo e marrjes së Mbappe.

Ndërkohë, një anëtar i familjes Al Thani nga Katari, që zorëron edhe PSG, deklaron: “Në tetor, negociatat për të rinovuar kontratën me Mbappe. Për Katarin, nuk ka publicitet më të mirë sesa të kesh Messin, Neymar dhe Mbape.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb