MEMALIAJ

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me kullotë dhe barishte në fshatin Rabie të Njësisë Administrative Luftinjë në bashkinë e Memaliajt.

Flakët e zjarrit janë konstatuar mëngjesin e sotëm, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar 6 forca të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Memaliaj si dhe forca të Njësisë Administrative Memaliaj të cilat kanë vënë në kontroll flakët.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: