Ndërsa sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave të 11 majit për qarkun e Tiranës, ka përfunduar procesi për gjysmën e kutive.

Gazetari Ergys Gjençaj bën me dije se të dy partitë kryesore kanë humbur vota, referuar numërimit fillestar.

Saktësisht PD-ASHM ka “humbur” tashmë 318 vota, ndërsa Partia Socialiste 232 vota.

Ditën e sotme pritet gjithashtu që Kolegji Zgjedhor të shqyrtojë katër ankimimet e Partisë Demokratike , për qarqet Berat, Shkodër, Dibër dhe Vlorë.

Më parë Kolegji ka rrëzuar ankimimet e Partisë Demokratike për qarqet Gjirokastër, Kukës. Lezhë dhe Korçë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb