Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kujton sot Ditën e Infermierëve, teksa thekson se ata lanë shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish me punën e tyre.

Teksa shpreh falënderim për të gjithë infermierët, Kurti shkruan në “facebook” se prej tre muajsh ata kanë sakrifikuar shëndetin e tyre që të shpëtojnë jetët e qytetarëve.

Mesazhi i Kurtit:

Po bëhen 1.500 orë prej momentit të parë që filluan luftën kundër virusit Corona. Infermieret e infermerët tanë janë ata që lanë shtëpitë e familjet e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish me punën e tyre. Në ditën ndërkombëtare të infermierëve dua t’i falënderoj të gjithë këta. Janë mijëra të tillë, anembanë Kosovës, që për tre muaj sakrifikuan shëndetin e tyre që të shpëtojnë jetët tona.

Ju jemi falënderues i gjithë populli i Kosovës. Ata që janë prekur nga ky virus e kanë të qartë se sa të domosdoshëm jeni, kurse ne të tjerët lutemi e po punojmë që të mos ju nxjerrim më shumë punë. Bashkë do t’ia dalim!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb