Vetëm 2 studentë janë paraqitur pranë qendrave të vaksinimit të ngritura në universitetin e Korçës në kuadër të javës së vaksinimit për studentët përpara fillimit të vitit akademik.

Interesi i ulët i studentëve për t’u vaksinuar dëshmohet përmes pamjeve që sjell News24 gjatë vëzhgimit në këto qendra ku shihen vetëm stafi mjekësor.

Jashtë kamerave studentët kanë pohuar se janë ende skeptikë lidhur me vaksinat duke marrë parasysh edhe rrezikun për të mos hyrë në auditore.

Lidhur me këtë situatë rektori i universitetit të Korçës, Dhimitër Bello ka shprehur shqetësim duke u bërë thirrje të gjithë studentëve të vaksinohen në mënyrë që të mos rrezikojnë vitin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb