Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë foto të disa qyteteve ku ka nisur vaksinimi i hapur ndaj COVID_19 për moshat mbi 18 vjeç.

Rama konfirmon se vaksinimi po ecën me ritme shumë të mira në gjithë vendin.

Ai thotë se stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 teksa qytetarët që duan të bëjnë vaksinën i mjafton vetëm karta e identitetit.

STATUSI NGA EDI RAMA
Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit??
?Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit.
#MbroShëndetin
***Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës.
#ShqipëriaBuzëqesh?
#SkaKohëPërPushim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb