SHKODRA

Shkodra si vatra e dytë e nxehtë e COVID- 19 ka marrë masa drastike tashmë për të përballuar përhapjen e virusit.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se janë mbyllur tregu i Zdrales i cili deri këto ditë funksiononte i rrethuar me shirita policie, dyqanet e peshkut si dhe pikat ambulante me vendimin e djeshëm nga Bashkia.

Po ashtu Bashkia ka bërë të mundur dezinfektimit e rrugëve kryesore, pedonaleve, konviktit të studentëve, institucioneve të Prefektit apo Këshillit të qarkut.
Teksa tashmë një treg është hapur ai i quajtur ‘Rus’ ku është vendosur tunel dezinfektimi në qendrën tregtare dhe janë krijuar hapësirat e nevojshme për distancën sociale.

Ndërkohë në rrethinat e Shkodrës si Bashkitë e Malësisë së Madhe apo Vaun e Dejës nuk ka raste teksa në këtë të fundit nga 6, 5 janë shëruar dhe një trajtohet në Tiranë.

Shkodra njeh përmirësime të dukshme nga një ditë më parë teksa edhe Policia është treguar e ashpër me ndëshkimet duke vendosur 114 gjoba dhe është vërejtur një rënie e qarkullimit të këmbësorëve nërpër qytet. Nga 13 raste që kishte dje kryeqendra e veriut, sot vetëm një i ri që i përkiste stafit shëndetësor të spitalit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb