Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enklejed Alibeaj me anë të një postimi në Facebook ka shprehur urimin e tij për festën e Pavarësisë.

Alibeaj zgjodhi të postojë një poezi të Atë Gjergj Fishtës dedikuar atdheut për të shprehur urimin e tij këtë 28 nëntor.

Postimi i plotë:
Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit
Po rrehë Flamuri i Shqypnis,

E thrret t’ bijt e Kastrijotit

Me mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!

A ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!

Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!

Per mbas Flamrit t’ vet Shqyptari,
Kur rrokë armët per t’ drejta t’ veta,

Atje lufta ndezet zhari,

Atje anmiku vehet m’ t’ leta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: