Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar Republikën e Kosovës e cila feston sot 13-vjetorin e pavarësisë.

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohje për të gjithë ata që që punuan e luftuan për pavarësinë e Kosovës.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Një ëndërr që për shumë breza dukej e pamundur, sot ka 13 vjet që është realitet! Nderim për të gjithë ata që punuan e luftuan për Kosovën e pavarur!”, shkruan Kryediplomatja Xhaçka në rrjetet sociale.

Xhacka Fb
Xhacka Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb