Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar 4 korrikun, ditën e Pavarësisë së Amerikës.

Veseli shprehet se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse SHBA-ve për gjithcka ata kanë bërë për ne.

Postimi i Kadri Veselit:

Ideja e përpjekjeve njerëzore për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës lidhet ngushtë me datën e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është një ditë e rikujtimit të vlerava të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën demokratike.

Kosova ka rrugën e përbashkët të partneritetit dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të dhe ne u jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bënë dhe po bëjnë për ne. Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan!

 (d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb