Elbasani feston ditën e pavarësisë pasi 109 vite më parë, Aqif Pashë Elbasani ngriti flamurin në këtë qytet. Ministrja Evis Kushi ishte e pranishme në një ceremoni festime të organizuar në Elbasan  ku mori pjesë edhe drejtuesi i këtij qarku Damian Gjiknuri.

“Si sot, 109 vite më parë, Aqif Pashë Elbasani ngriti flamurin në Elbasan dhe i hapi rrugë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më të bukur e bënë këtë ditë nxënësit e mrekullueshëm të shkollave tona me koncertin dhe ekspozitën e pikturës organizuar nga ZVA Elbasan.  Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Elbasanit”- shkruan ajo.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: