Kryeparlamentari në detyrë i Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka uruar homologun Talat Xhaferri për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

Ruçi thotë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shërbejnë si një urë miqësie mes dy popujve fqinjë.

Ai thekson se tryeza ndërqeveritare si për Shqipërinë ashtu dhe për Maqedoninë e Veriut duhet të mbahet sa më shpejt.

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë që më 10 shtator dorëzon detyrën thekson se dy vendet janë edhe partner të ngushtë pasi janë anëtarë të NATO.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb