Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka kujtuar sot Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Bushati thekson se shqiptarët marrëzia e Holokaustit i vuri në test përballë historisë, vlerave dhe dashurisë për jetën.

MESAZHI I BUSHATIT
Kujtesa për Holokaustin është ftesë për reflektim mbi një ligësi që lindi nga fjala dhe rrëfenja e rreme për hebrenjtë, që dikur edhe pse pa hapësirën digjitale, tregoi se e keqja shpërndahet shpejt në çdo kohë e sistem.
Rrëfenja e rreme për hebrenjtë rezultoi në një nga tragjeditë e pashembullta për njerëzimin. Në thelb, preludi i Holokaustit ishte pasiviteti ndaj politikave ekstremiste dhe joshjes ndaj populizmit të asaj kohe.
Ne shqiptarëve marrëzia e Holokaustit na vuri në test përballë historisë, vlerave dhe dashurisë për jetën. Atdheu ynë u shndërrua në një strehë të sigurtë për hebrenjtë në Europë.
Sot, teksa nderojmë viktimat e pafajshme që humbën jetën për shkak të Holokaustit, duhet të mos harrojmë mësimin që na jep historia, sidomos për brezin e ri, që përmes memories kolektive të forcojë ndjeshmërinë për të parandaluar që e shkuara të shfaqet si farë e keqe.
#ËeRemember #NeverAgain janë dy hashtagë që më shumë i drejtohen të ardhmes sesa të shkuarës.
Të mos harrosh është të parandalosh!

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb