Në Ditën e Punonjësve të Kujdesit ndaj të Moshuarve, erdhi sot surpriza më e bukur për punonjëset e Qendrës së të Moshuarve “Shtëpia e Përbashkët” në Berat. Të moshuarit kishin menduar që, pikërisht në këtë ditë të veçantë për të gjithë ata që u shërbejnë prej vitesh me ushqim e ilaçe, ti surprizonin me “buqeta me lule”.

Kjo ka ndodhur gjatë orarit të shpërndarjes së vaktit ushqimor të drekës,ku çdo pensionist u dhuroi buqeta me lule punonjëseve të kësaj qendre,duke i falenderuar ato për kujdesin që kanë treguar ndër vite për ta. Vetë të moshuarit shprehën vlerësim dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë stafin e Qendrës së të Moshuarve,që kujdeset çdo ditë për shëndetin dhe ushqyerjen e tyre sistematike.

Për shkak të gjendje së jashtëzakonshme kaloi vendi jonë si rezultat i pndemisë së Coronacirusit,Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndërmorri disa masa,ku një nga këto ishte edhe mos-funskionimi i qendrave sociale, për shkak të grumbullimit. Por kjo nuk i ka penguar punonjëset sociale të Qendrës së të Moshuarve “Shtëpia e Përbashkët” në Berat, që edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë t’ju gjendennë ndihmë çdo ditë të moshuarve, duke u shpërndarë atyre në çdo banesë vaktet ushqimore dhe medikamentet që u nevojiten. Në Qendrën Sociale të të moshuarve në qytetin e Beratit,janë të akomoduar 60 të moshuar, të cilët, që prej 5-vjetësh kur edhe u hap kjo qendër, ishin të akomoduar aty dhe jo vetëm që u shërbeheshin 3 vaktet e plota ushqimore por edhe trajtoheshin me medikamnete e vizita shëndetësore falas nga stafi mjekësor i qendrës.

Drejtoresha e Qendrës Sociale të të Moshuarve “Shtëpia e Përbashkët” në Berat,znj.Arjola Bitri,k a pohuar se,që prej datës 11 Mars,për shkak të pandemisë Covid-19,të moshuarit nuk e kanë frekuentuar më këtë qendër dhe që prej asaj dite,çdo vakt ushqimor dhe ndihmë mjekësore u është kryer rregullisht në çdo banesë nga punonjësit e kësaj qendre. Drejtoresha Bitri shpreh emocione për xhestin e kryer nga të moshuarit sot dhe për surprizën e bukur që ata u kanë bërë,duke u dhuruar buqeta me lule në shenjë falenderimi.

Qendra Sociale për të moshuarit “Shtëpia e Përbashkët” në Berat,funksionon prej 5-vjetësh në këtë qytet. Ajo finacohet nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Këshilli i Qarkut Berat dhe aty janë të akomoduar 60 të moshuar,pa familje,të braktisur dhe të vetmuar,për të cilët kujdeset një staf i kualifikuar prej 8 punonjësish.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb