TIRANE-Në 24 vjetorin e Ditës Kombëtare të Rinisë e gjithë politika ka reaguar duke vlerësuar kontributin që dhanë të rinjtë për t’i sjellë vendit mundësinë e ndryshimit. Urimit për ditën e rinisë i është bashkuar edhe ish- presidenti, njëherësh edhe kreu i FRD, Bamir Topi, i cili në rrjetin social Facebook shkroi ‘Përkujtuam “Lëvizjen e Dhjetorit” e cila këtë 8 dhjetor shënoi 24-vjetorin e saj. Në “Ditën Kombëtare të Rinisë” është rasti të përcjellim mirënjohjen dhe respektin tonë të gjithë atyre vajzave e djemve që aspiruan një Shqipëri evropiane dhe i dhanë vendit mundësinë e ndryshimit. Rruga jonë drejt Evropës filloi me ato aspirata rinore ndaj të cilave mbarë shoqëria duhet të tregojë mirënjohje!

Kjo ditë politika shqiptare duhet t’i thërrasë kujtesës për pikënisjen e pluralizmit politik,  si dhe ta nxisë atë të punojë për mirëqenien ekonomike e sociale të qytetarëve shqiptarë,  ashtu siç ata e aspironin që 24 vite më parë. Gëzuar 8 Dhjetorin!’-shkruan Topi.

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: