Dita e Shtegtarëve, një festë e kthyer tashme në traditë për Lezhën mblodhi dhjetëra qytetarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit e që janë kthyer për pushime në vendlindje.

Dhjetëra të kthyer nga jashtë, turistë dhe qytetarë të Lezhës u bënë pjesë e festës së organizuar nga Bashkia në sheshin “Gjergj Kastrioti”.
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu foli për transformimin e Lezhës falë investimeve që po kryhen, ndërsa prefekti Gjok Jaku vlerësoi mundin dhe sakrificën e emigrantëve.

Emigrantët pjesëmarrës në këtë event vlerësuan maksimalisht organizimin dhe vëmendjen që po tregohet ndaj tyre, ndërsa thonë se pandemia i kishte penguar që të vinin për një kohë të gjatë në vendin e tyre të lindjes.

Emigrantët me histori suksesi u vlerësuan me certifikatë mirënjohjeje nga Bashkia Lezhë, ndërsa festa zgjati deri në mesnate ku të pranishmit u argëtuan nën tingujt e këngëtares Aurela Gaçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb