Bota nuk ishte e përgatitur për koronavirusin, por duhet të jetë e përgatitur për krizën klimatike.

Është ky apeli që Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, bën sot me rastin e Ditës së Tokës.

Zyra e BE në Tiranë thekon se, “Dita e Tokës 2020 po shënohet nga dy kriza, njëra është pandemia COVID-19 dhe tjetra është një katastrofë që po rritet gradualisht për klimën tonë”.

“Ne mund t’i zgjidhim, do t’i zgjidhim dhe duhet t’i zgjidhim të dyja sfidat. Bota nuk ishte e përgatitur për coronavirusin e ri. Por kemi ende kohë për t’u përgatitur – në çdo pjesë të botës – për krizën klimatike”, shton zyra e BE.

“Kjo pandemi nuk do t’i heshtë zërat tanë. Përkundrazi, na kujton se çfarë është në rrezik për planetin”, nënvizon zyra e BE.

Dhe, shton zyra e BE, “ndonëse po na mban larg, ajo gjithashtu po na bashkon për të ndërmarrë luftën për shtëpinë tonë të përbashkët”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb