Më shumë se 50 shpërthime dhe të shtëna me artileri të rëndë janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas, raportoi gazeta Kyiv Independent. Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se në një pjesë të qytetit ka “betejë të ashpër”, ndërsa “luftimet aktive” po zhvillohen në disa rrugë.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Danilov, tha se ushtria e ka nën “kontroll” situatën në Kiev.
“Ne po e ndalojmë hordhinë, duke i përdorur të gjitha mjetet në dispozicion”, tha ai, raporton ueb-faqja ukrainase e lajmeve Lb.ua.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, paralajmëroi më herët se Rusia do të përpiqet “të sulmojë” Kievin të premten mbrëma.

“Këtë natë, armiku do t’i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të thyer rezistencën tonë”, tha ai.

Presidenti i Ukrainës refuzoi një ofertë të SHBA-së për evakuim.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane.

Siç thekson BBC, Zelensky tha se “lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo për ‘shëtitje’”, raportoi Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës me njohuri të drejtpërdrejta të bisedës.

Ka raportime për luftime intensive në Kiev.
Sipas një postimi në faqen e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook, “betejat e rënda po vazhdojnë” në zonën e Vasylkiv të qytetit.

Aty është thënë se “lufta aktive” po zhvillohet tashmë në rrugët e kryeqytetit, shkruan BBC.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: