Në ujin e liqenit janë futur për të kapur kryqin 7 të rinj nga Pogradeci duke sfiduar kështu temperaturat e ulëta në -3 gradë.

7 të rinj nga Pogradeci kanë sfiduar të ftohtin në temperatura që shkojnë deri në -3 gradë dhe kanë hyrë në ujërat e liqenit të Pogradecit për të kapur kryqin në ditën e ujit të bekuar.

Andi (Klemente) Mitllari pasi ka hyrë në ujë së bashku me një grup të rinjsh ka dalë nga uji së bashku me kryqin duke e ekspozuar në mijëra qytetarë të besimeve të ndryshme të cilët morën pjesë në këtë ceremoni.

Ashtu siç është traditë pas kapjes së kryqit qytetarët janë afruar drejt liqenit për të marre ujin e bekuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb