Në qytetin e Korçës ashtu si çdo vit, dita e 6 janarit përcillet nga qytetarë të shumtë dhe besimtarë të krishterë si një festë që simbolizon ditën e Ujit të Bekuar.

Ceremonia e kësaj dite të shenjtë filloi që prej mëngjesit tek Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, me bekimin e ujit dhe më pas Imzot Johan Pelushi me kryqin në dorë dhe tingujt e kambanave përshkoi rrugën drejt shatërvanit në lulishten “Vangjush Miho” nga ku bëri hedhjen e kryqit, simbolin e kësaj dite.

Edhe pse temperaturat kanë qenë nën 0 gradë, nuk ka munguar interesi i të rinjve korçarë për t’u hedhur në ujë dhe për të kapur kryqin.

Kryqi u kap nga i riu Tomas Menkshi. Pas hedhjes së kryqit të gjithë besimtarët e krishterë mbushën shishet me ujin e bekuar të cilat siç është tradita i marrin në shtëpitë e tyre dhe i mbajnë gjatë gjithë vitit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb