ELBASAN

Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e mirë e lidershipit të Partisë Socialiste do të jetë në Elbasan sot jo vetëm për Ditën e Verës.

Axhenda e kryeministrit ka nisur me një takim me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, ku nuk kanë munguar as batutat. Rama i është referuar Ditës së Verës që festohet në Elbasan sot, protestës së opozitës më 16 mars dhe festimet e shtyra për Ditën e Verës më 17 mars.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Gëzuar ditën e Verës! Këtë vit është e veçantë se Lala e feston në 14, Luli e feston në 16, ndërsa lali e feston në datën 17”, u shpreh Rama para gazetarëve.
Ndërkohë mbrëmjen e kaluar ka pasur një takim me krysinë dhe ministrat po në këtë qytet.

Sot Rama ka zhvilluar një vizitë në Panairin e Ditës së Verës, ka parë nga afër ekspozitën me foto të arkivave të ambasadës austriake në hyrje të Kalasë si dhe ka vizituar prefekturën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb