TIRANË

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla reagon përmes një postimi në facebook, lidhur me “Ditën e Veteranëve” ku i shpreh Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare vlerësimin më të lartë për kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të japë në mbrojtjen, përhapjen dhe edukimin te brezat e rinj të idealeve e vlerave antifashiste, përpjekjeve e sakrificave të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore.

“Një komb që nderon çlirimtarët e vet, është një komb i emancipuar. Le ta tregojmë emancipimin tonë duke nderuar e respektuar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, dëshmorët e heronjtë e kombit dhe familjet e tyre, veteranët e Luftës dhe pasardhësit e tyre.”- shkruan Balla.

Postimi i plotë:
Si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe Kryetar i Grupit Parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë, sot më 20 Korrik në “Ditën e Veteranëve” dua t’i shpreh Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare vlerësimin tonë më të lartë për kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të japë në mbrojtjen, përhapjen dhe edukimin te brezat e rinj të idealeve e vlerave antifashiste, përpjekjeve e sakrificave të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore.

Këto vlera qëndrojnë në themel të Shqipërisë sonë europiane.

Një komb që nderon çlirimtarët e vet, është një komb i emancipuar. Le ta tregojmë emancipimin tonë duke nderuar e respektuar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, dëshmorët e heronjtë e kombit dhe familjet e tyre, veteranët e Luftës dhe pasardhësit e tyre.

Për shkak të pandemisë urimet me drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare i shkëmbyem përmes telefonit.

Gëzuar Ditën e Veteranëve!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb