Çmimi i Madh i Britanisë u dhuroi tifozëve të Formula 1 një ditë magjike. Garë e çmendur, rivalitet dhe parakalime. Kjo ishte ajo që u pa sot. Menjëherë pasi përfundoi gjithçka, me Carlos Sainz që mori fitoren e parë në karrierë, për mikrofonat e mediave u ndalën protagonistët.

“Nuk di çfarë të them. Eshte e mrekullueshme. Është një ditë shumë e veçantë që nuk do ta harroj kurrë” – Tha Sainz.

Sergio Perez i Red Bull u rendit menjëherë pas të parit.
“Nuk u dorëzuam, vazhduam të shtynim. Ishin xhiro epike të fundit, një luftë e madhe mes nesh” – tha ai.

Diçka u tha edhe nga Lewis Hamilton, i cili u pozicionua përfundimisht i 3-ti.

“Dhashë gjithçka. Urime për Carlos. Ky është një bonus i madh për ne që jemi në podium. Ne do të vazhdojmë të shtyjmë sa më shumë që të mundemi” – U shpreh mes të tjerash ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: