Ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Edukimit, shprehet se gratë dhe vajzat në Shqipëri vazhdojnë që të jenë të diskriminuara.

Xhixho thekson se duhet bërë më shumë, që gratë dhe vajzat në vend të kenë më shumë të drejta e të luajnë rol thelbësor në shoqëri.

Postimi i ish-deputetes së LSI-së Erisa Xhixho: 

“M’u desh shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kam, nuk do të hesht.”?

Ky mesazh i politikanes së fortë Madeleine Albright, vjen më shumë se kurrë domethënës sot, në Ditën Ndërkombëtare të Edukimit, sensibilizues e shpresëdhënës, veçanërisht për gratë dhe vajzat e vendit . ??

Për ato vajza që duan të bëjnë realitet ëndrrat e tyre, për ato gra e nëna që sakrifikojnë shpirtin për të nxjerrë të arsimuar fëmijët e tyre.

Kjo ditë ndërkombëtare e gjen Shqipërinë tonë në pozita dëshpëruese, edhe në këtë drejtim, me gjithë etjen e madhe dhe dëshirën për arsimim.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT,  gratë dhe vajzat vazhdojnë të  diplomohen në fusha studimi që janë konsideruar tradicionalisht si “femërore”.

Për vitin 2019,  fushat e studimit në të cilat janë diplomuar më  shumë vajza dhe gra janë: arsim me 81,4 % , ndjekur nga shëndet dhe mirëqenie me 79,1 % dhe arte dhe shkenca humane me 78,2 %.

Ndërsa në fushat e studimit  shërbime , inxhinieri, prodhim ,ndërtim dhe teknologji e informacionit dhe komunikimit diplomohen më shumë burra.

Në Shqipëri nuk ka një përfshirje të madhe të vajzave dhe grave në fusha studimesh të lidhura me teknologjinë dhe shkencën, përderisa nuk ekzistojnë politika konkrete stimuluese për promovimin e vajzave dhe grave në fushën e shkencës dhe inovacionit.

Detyra  jonë është t’u ofrojmë mundësi, motivim dhe trajtim të barabartë të rinjve e në veçanti vajzave!

#Shqiperiashtepiajuaj?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: