President i vendit Ilir Meta, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot është Dita Ndërkombëtare e Infermierit.

Meta thekson se infermierët janë heronj në këtë kohë të pandemisë. Kreu i shtetit vlerëson se infermierëve duhet që t’ju përmirësohen kushtet e punës dhe të trajtohen siç duhet financiarisht.

  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Gjatë kësaj krize të rëndë të pandemisë, infermierët kanë bërë një punë heroike, duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre në mbrojtje të shëndetit tonë.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, ne u jemi më mirënjohës se kurrë për kujdesin dhe profesionalizmin e dëshmuar në vijën e parë të frontit kundër armikut të padukshëm.

Përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar është vendimtar për të frenuar largimin e tyre nga vendi dhe rritur standardet e shërbimit tonë shëndetësor. ??

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb