Dita ndërkombëtare e Muzeve është shënuar në Tiranë me konferencën “Fuqia e muzeve” organizuar nga ICOM ALBANIA me Muzeun Historik Kombëtar. Rënia drastike e numrit të vizitorëve, mangësitë serioze në menaxhim e mungesa e financimit u panë si sfida në konferencë, përndryshe, janë probleme thelbësore që krijojnë distancë mes publikut, turizmit dhe bartësve të historisë.

“Problemet reale konsistojnë në koleksionimin , digjitalizimin  e objekteve muzeore, me miradministrimin e këtij fondi,   një sfidë tjetër janë kostot e larta teknologjike, problematikat kanë çuar në uljen e numrit të vizitorëve. Patjetër që mënyra e ekspozimit të fondeve muzeore lë për të dëshiruar por kjo do të dojë kohë dhe vullnet”, u shpreh Elsa Zhulali.

Vetë Muzeu Kombëtar ruan fizionominë e sistemit të shkuar, në shumëçka edhe konceptimin. Ekspozitat me objekte fondesh janë të rralla aq sa gjen më shpesh ekspozita arti figurativ. Në ditën ndërkombëtare të muzeve, titullari flet për financim nga Japonia.

“Do të dhurohen pajisje në një vlerë shumë të madhe që do të jenë kryesore për konservimin, restaurimin e laboratorë digjitalë”, tha Dorian Koçi.

Përfaqësuesja e Këshillit  ndërkombëtar të muzeve- ICOM Albania foli për një listë të kuqe të trashëgimisë që e shpëton atë nga vjedhja dhe keqadministrimi.

“Kjo listë e kuqe shërben si një manual për të treguar cilat janë ato objekte që mund të vidhen ose grabitje. Ruajtja e objekteve kërkon kushte optimale por ajo që unë do të thoja është një menaxhim më të mirë i muzeve dhe  për një ristrukturim më të mirë të tyre, të pavijoneve dhe vetë muzeve në përgjithësi”, tha Edlira Andoni.

Në Shqipëri ka 53 muze, lokalë dhe kombëtarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: