Kryeministri Edi Rama njoftoi se Dita Ndërkombëtare e Pastrimit të Bregdetit do të zhvillohet këtë të shtunë, duke theksuar rëndësinë e këtij organizimi masiv.

Iniciativa, e cila është nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, do të përfshijë bashkitë bregdetare, shkollat, qytetarët dhe grupe vullnetarë.

Rama shpjegoi se ky aktivitet është jo vetëm një mundësi për pastrimin e plazheve, por edhe një kurorëzim i punës së vazhdueshme për të mbajtur mjedisin të pastër gjatë sezonit veror. Ai theksoi se ruajtja e ambientit është një detyrim për të gjithë dhe nënvizoi nevojën për angazhimin e çdo individi në mbrojtjen e natyrës.

Kryeministri ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë nismë për të kontribuar në një bregdet më të pastër dhe të shëndetshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb