KORCE- Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, zv.ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shpati Kolgega zgjodhi Korçën, si destinacionin e parë të nisjes së konsultimeve publike për Projektligjin e Rinisë. Ai tha se kjo është një iniciativë e qeverisë shqiptare me qëllim fuqizimin e të rinjve dhe shtimin e mundësive reale për ta.

Gjatë bisedës së hapur, Kolgega u ndal në prezantimin përmbajtësor të draftit, ku përfshihen çështje të ndjeshme, si: financimi i projekteve rinore, njohja e profesionit të punonjesit rinor, ngritja e drejtorive përkatëse, dhe Planeve Lokale të Veprimit në çdo bashki të vendit, etj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Synojmë pjesëmarrje të gjerë të të rinjve shqiptarë përgjatë këtij procesi, sepse ky Projektligj do të ketë rëndësi madhore në jetën e secilit prej jush. Shqipëria ka tanimë eksperiencën e mëparshme të vendeve të rajonit e atyre Europiane, të cilët janë ofruar gjithashtu për ekspertizë. Ky ligj vjen për herë të parë pas dy dekadash kërkesë nga Shoqëria ëivile”, tha ai.

Ndërkohë sa i perket lajmit të shpërndarë së fundmi, ku thuhet se 70% e të rinjve dëshirojnë të lënë Shqipërinë, zv.ministri Kolgega u shpreh i prerë se ky eshte një lajm i rremë, i pabazuar në asnjë studim të vërtetë.

“Janë disa individë që për interesa financiare dhe politike shpërndajnë studime fallco, që të krijojnë psikozën e nje gjendjeje alarmante. Fatkeqësisht ky lajm është shpërndarë si i vërtetë, po dua t’ju them se është një ‘fake news’ i kohëve moderne. Në këto kushte, si e justifikojmë faktin që sot në Shqipëri jetojnë, punojnë dhe studiojnë rreth 25 mijë të rinj italianë? Kjo nuk do të thotë, që nuk mungojnë sfidat për të rinjtë në Shqipëri, ashtu sikurse në çdo vend tjetër, por ndryshimi kësaj here qëndron tek qasja e fokusuar dhe tejet aktive, që ne kemi ndaj problematikave të të rinjve”, tha në fund të fjalës së tij zv.ministri Kolgega.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb