44 vite më parë, ndërsa ishte në internim, Lekë Tasi do të mbante një ditar pamor vizatimesh ku përjetëson portrete e e peizazhe nga ditët në Grabjan të Lushnjes. “Barakat përballë” janë vizatime që vijnë para publikut për herë të parë, ndërsa kujtesa koletkive I mohon fatet sit ë tijat dhe 3 dekadat e pluralizmit i kanë fshirë gjurmët e asaj që ndodhte në jetët si të tijat.

“Janë punime nga 1970-1990. Të fshehta sepse kisha favorin të mos quhem piktor e të mos marr pjesë realizmin soacilizmin dhe kështu janë ruajtur. Mendoj se është në një mënyrë të re për atë kohë” – thotë Lekë Tasi.

Muzikanti që u çua në internim pas dënimeve të babait e xhaxhait, do ta mbante ditarin pamor duke fiksuar portrete viktimash e persekutorësh, duke dashur të japë tablonë e plotë të një vendi ku populli u nda në një luftë të përditshme, nën një regjim që e vendoste vetë se cilët qenë heronj e cilët tradhtarë.

Ai vëren se “ka qenë spontane. Syri sheh në nënndërgjegje dhe dora e gjesti bën punën e vet. Me eksponentët e luftës së klasave dhe viktimat e tyre, sa kanë rezistuar dhe sa janë nënshtruar. Mund të nxjerrim një konkluzion, që të nxjerrrim shkakun e shkaqeve. Kjo është puna e komunizmit dhe puna e dekomunistizimit”.
Ekspozita e çelur nga Instituti I Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, mund të vizitohet në galerinë Zenit deri më 25 dhjetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: