TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, mori pjesë sot në Ditën e Hapur që u organizua në prag të Vitit të Ri në Batalionin Komando të Forcës Tokësore në Zall-Herr. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralbrigade Nazmi Cahani etj.

Ministrja Kodheli në fjalën e saj u shpreh se, “jam e kënaqur që marr pjesë në Ditën e Hapur të Batalionit Komando, së bashku me lidershipin e FA, ushtarakët, familjarët e ushtarakëve dhe të ftuarit, aq më tepër pas këtij demonstrimi që na sjell ndër mend sa shumë djersë e mund është derdhur në rajonin stërvitor të Zall Herrit, ku janë arritur standardet më të larta të stërvitjes së FA”.

Duke u ndalur në mjedisin e sigurisë dhe gjeopolitikës, që siç nënvizoi ajo, ndryshon në mënyrë dramatike, ku kriza ekonomike, kërcënimet në kufijtë lindorë dhe jugorë të Aleancës, terrorizmi dhe emigracioni gërshetohen dhe krijojnë skenarë të rrezikshëm, Kodheli tha se komandot shqiptare kanë kontribuar jo vetëm në luftën kundër terrorizmit, por edhe në shërbim të paqes dhe sigurisë, ku ka qenë nevoja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: