Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa i ka shprehur vlerësime për punën 7 mujore ekipeve të epidemiologëve, theksoi se qytetarët duhet të respektojnë rregullat për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Manastirliu i kujtoi qytetarëve që të mbajnë maskë, e cila tashmë është e detyrueshme, të ruajnë distancën dhe të kujdesen për higjienën.

MESAZHI I MANASTIRLIUT
?#COVID19
Ditë e natë në terren, prej më shumë se 7 muajsh, ekipet e epidemiologëve në çdo cep të vendit, po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin dhe izolimin e vatrave, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
T’i ndihmojmë së bashku, duke respektuar rregullat?
?#Maskë ↔️ #Distancë ?#Higjienë
#RuajShëndetin

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb