Është shënuar një tjetër ditë e zezë për Spanjën, e cila në 24 orët e fundit ka regjistruar në numër rekord viktimash nga koronavirusi, duke lënë pas edhe Italinë.

Teksa në Itali u regjistruan 756 viktima përgjatë 24 orëve të fundit, në Spanjë është shënuar një shifër tragjike, ku plot 838 persona kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës, duke e çuar në 6.528 numrin e të vdekurve.

Në Spanjë, numri total i rasteve ka arritur në 78.797. Kryeministrin Spanjoll Pedro Sanchez ka kërkuar të shtunën ndërprerjen e çdo aktiviteti ekonomik ‘të panevojshëm’ për dy javë për shkak të pandemisë, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb