Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu e ka quajtur ditën e sotme si “ditë e zezë për drejtësinë shqiptare”, teksa ka shtuar se kjo është një ‘deja vu e degradimit të mëtejshëm të demokracisë sonë’.

Postimi i plotë:

Dite e „zeze“ per drejtesine shqiptare!

Nje “deja vu” e vertete e degradimit ne radhe te pare te drejtesise e me tej edhe te demokracise sone!

Jo per PD, sepse ne ishim koshient qe kjo do te ndodhte, dihej prej kohesh!

Nuk mund te ndodhte ndryshe ne kushtet e rregjimit, qe ka “futur duart” thelle ne sistemin e drejtesise se “rilindur”, ndersa “kembet” i ka vendosur mbi demokracine!

E dinim kete, qe kur filluam ate rrugetim te ringritjes se PD, te nxjerrjes se saj nga “keneta”, qe kur e cliruam nga “kthetrat” grabitqare te rregjimit.

Kjo e sotmja eshte “goditja e fundit”, qe ai rregjim i rezervon PD se ringritur, te lire tashme, te gateshme per te cliruar edhe demokracine tone.

Por dhe kjo tentative regresive e Rames&Co eshte e destinuar te perfundoje ne “kosh”, te cbehet ashtu si perfundoi i gjithe skenari i turpshem kunder saj, per disa vite me radhe.

Turp i vertete sot edhe per zbatuesit e ketij skenari antidemokratik.

Por ne radhe te pare duhen”peshtyre ne fytyre” me perbuzje “patericat”, “eunuket” e Rames, percaresit e paguar te PD.

Kushdo, qe kujton se duke i varur Rama ne qafe nje vule a simbol, mund te vjedhe PD…!

…Mund tja rrembeje ate demokrateve!

Por dhe keta gabojne rende, shume rende, si padroni i tyre!

Pa asnje dyshim nje fund i turpshem i pret.

Se bashku me Ramen vete!

14 Maji, por jo vetem, do te jene requiem-et e tyre!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: