Pas më shumë se tre muaj përballje me virusin vdekjeprurës, Wuhan, ku u shfaq për herë të parë coronavirusi, “pastroi” spitalet të dielën nga të gjitha rastet me COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pacienti i fundit me COVID-19 në Wuhan është larguar dhe spitalet në epiqendrën e pandemisë globale të coronavirusit në qytetin qendror kinez nuk kanë raste të coronavirusit.

Kjo erdhi ndërsa një 77-vjeçar doli negativ edhe për herë të dytë për coronavirusin në kryeqytetin e Provincës Hubei, thuhet në raport.

Kjo po ndodh për herë të parë pas më shumë se tre muaj beteje të rëndë kundër virusit vdekjeprurës që infektoi gjatë 80,000 njerëz në kontinent, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte 4,633 dhe nuk u raportuan viktima të reja të dielën.

Rastet e konfirmuara të përgjithshme në Kinë arritën 82.830 të dielën, përfshirë 723 pacientë që ende trajtohen dhe 77.474 njerëz që ishin larguar.

Njoftimi i së dielës ishte një sinjal i ri që përhapja lokale e COVID-19 në vend në thelb është frenuar.

Ishte gjithashtu një moment historik për Wuhan.

“Është një ditë historike”, tha Shang You, një mjek i njësisë së kujdesit kritik në Wuhan. “Ne kemi pritur për këtë ditë për kaq shumë kohë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb