Sot ka qenë dita e nderimeve për heronjtë e kupës së botës. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka nderuar sot përfaqësuesen ruse për paraqitjen e shkëlqyer që kanë bërë në këtë Botëror. Dekoratat nga presidenti i mori vetëm trajneri Çerçesov, portieri Akinfefv dhe mbrojtësi Ignasheviç.

Ndërsa për të gjithë lojtarët e tjerë Putin u dha nga një letër mirënjohjeje. Ndërkoh ka folur edhe trajneri Çerçesov për portierin Akinfev duke thënë: “Ai na ka shpëtuar në shumë raste në fushën e lojës”. Ndërkohë ai vazhdon më tej duke thënë: “Nuk e kemi bërë këtë për dekoratat, por për të përfaqësuar sa më denjësisht vendin tonë.”

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/dite-nderimesh-presidenti-putin-shperndan-dekoratat-per-heronjte-e-boterorit/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb