Ndeshjet e sotme për javën e 19-të të Serisë B nuk kanë qenë edhe aq me fat për futbollistët shqiptarë. I lumtur pas përfundimit të tyre mund të cilësohet vetëm Migjen Basha, pasi Bari i tij mundi Avelinon e Berat Gjimshitit me rezultatin 2-1.
Basha ne stervitje me Barin

Megjithatë, mesfushori ishte thjesht spektator në tribunë për këtë sfidë, pasi vuante dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës së Federatës Italiane pas provës televizive sepse kishte prekur topin me dorë në zonë. Fitorja ngjit skuadrën e Barit në zonën e play-off për Serinë A, ndërsa Avelino zhytet më keq në fundin e tabelës së klasifikimit të Serisë B, ku tashmë mban vendin e parafundit.
cani
“Tuttomercatoweb” i vendosi notën 5,5 Gjimshtiti për paraqitjen e tij sot.

Me rezultatin 1-0 është mundur Piza e Ujkanit dhe Çanit, në fushën e Çitadelës. Të dy ishin protagonistë që nga minuta e parë e takimit, por nuk arritën të ndihmonin ekipin të merrte pikë në këtë ndeshje.
Emanuele Ndoj Breshia

Ndërkaq, në mesin e artë të tabelës së klasifikimit mbetet Breshia e Emanuele Ndojit, i cili luajti titullar sot në barazimin 1-1 ndaj Latinës. Mesfushori u zëvendësua në minutën e 87 të ndeshjes, ndërsa portali “Tuttomercatoweb” i ka vënë notën 6, duke e vlerësuar për faktin se u paraqit pozitivisht si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe sulmuese. /panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: