Ergys Kaçe i ka bërë të gjithë të ndihen krenar me paraqitjen e sotme. Mesfushori i Kombëtares realizoi një “perlë” duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 61-të të takimit përballë Olimpiakosit në derbi.

Ndërsa duket se kjo ka qenë mbrëmja e Kaçes.Futbollisti shqiptar mund të quhet hero për vetë faktin se në momentin që portieri i skuadrës së tij u përplas me një lojtar kundërshtar i bëri menjëherë stafit mjekësor që të jepte ndihmën e nevojshme, shkruan PanormaSport.

Një gjest që ka rezultuar vendimtar pasi portierit ishte duke i ikur gjuha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb