Ditët e fundit nuk duket se janë më të lumturat për kantautorin Flori Mumajesi.
Gazeta Express ka siguruar foto ku e shohim kantautorin në një kafe me njerëzit e tij më të afërt.

Nuk është një kafe e zakonshme për ta, pasi Flor Mumajesi, prej javësh po kalon kohë në spital.

Është kafe spitali, ku Florit i duhet t’i qëndrojë pranë njeriut më të dashur të tij. Express mëson se nëna e Florit është e shtruar si pasojë e problemeve me zemrën.

Megjithatë ajo që bie në sy është se kantautorin nuk e lënë për asnjë çast vetëm kolegët dhe miqtë e tij të labelit “Threedots” të cilët e shoqërojnë herë pas here.

Megjithatë në fotot e siguruara nga Express, Florin e shohim të qetë dhe herë pas here të buzëqeshur çka na bën të kuptojmë që situata e nënës së tij është drejt përmirësimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: