Periudha post Covid-19 përmbysi të gjithë sezonin e Milan, jo vetëm kaq por ecuria pozitive dhe konfirmimi i Stefano Piolit në stol po rezulton përcaktuese edhe për të ardhmen. Në shtëpinë e “djallit” është koha për të diskutuar disa tema të rëndësishme si rinovimi i dy lojtarëve që menaxhohen nga Mino Raiola, Donnarumma dhe Zllatan Ibrahmovic. Agjenti i famshëm ka zbarkuar në Milano për tu takuar me drejtuesit e klubit kuqezi, diskutim që kohë më parë dukej shumë i vështirë. Për Gigio situata është e qartë, nuk pritet të ketë surpriza. Portieri do të rinovoj kontratën aktuale e cila i skadon në 2021 deri në vitin 2023. Bazat ekonomike do të jenë të njëjta, 6 milion euro në sezon, plus bonuse.

Ibrahimovic Cropped 1qepwjc7twzgl1oarsbp2i1fyg
Ibrahimovic Cropped 1qepwjc7twzgl1oarsbp2i1fyg

Më e ndërlikuar duket pista Ibrahimovic. Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni por Milan nuk ka ndërmend ta paguaj me të njëjtat shifra, 3 milion euro për 6 muaj. Vetë sulmuesi mund të ul pak pretendimet e tij por në çdo rast rroga e tij duket e tepërt, maksimumi që mund të shkoj Elliot është 4 milion euro për vitin e ardhshëm. Sipas mediave italiane, palët mund të gjejnë një kompromis për të rinovuar kontratën edhe për një tjetër sezon, ndërsa paga mund të jetë një e mesme e kënaqshme për ty dy, duke përfshirë këtu bonuse të ndryshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb